Skip to content

Edi Rama: Amnistia do të bëhet, të enjten takim me të gjithë ambasadorët

I palëkundur, kryeministri Edi Rama renditi arsye përse amnistia fiskale është një vendim i pakthyeshëm.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Amnistia fiskale do tëbëhet, e kamthënëdhe e përsëris. Nëse sot ne kemi në Shqipëri derie dhe një parti politike të tërë që kapretenduar të vijë në qeveri dhe që ështëfinancuar me para të një vendi armik dhe nëse në atë parti sot kemi në krye jo formalisht por defacto një person të shpallur non grata, dhe që vazhdojnë të jenë në skenë, vazhdojnë të pretendojnë të marrinvota, atëherë kush jemi ne? Me çfarë të drejte që t’i privojmë qindra, mijëra shqiptareve nga e drejta elementare për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna, në të zezë, pse?

 

E kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, amnistia fiskale është aryseja që paraditen e së enjtes Edi Rama do të takohet me të gjithë ambasadorët.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Këtë ligj  e kërkojnë të gjithë emigrantët që heqin picirin për të sjellë paratë këtu dhe ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull. Ne do t’i bëjmë punët në rregull si ata dhe natyrisht duke bashkëpunuar me ta. 

 

20 ditë nga kërkesa e vetë Edi Ramës ndaj policisë së shtetit për të deklaruar zyrtarisht nëse i shumëkërkuari nga drejtësia Ervis Martinaj është gjallë apo vdekur, kryeministri tha se ende mungojnë provat.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do ketë dhe komunikimin. Për sa kohë që nuk ka komunikimin, do të thotë që nuk i ka akoma provat e nevojshme.

 

Vendimin e kryesisë së socialistëve për t’i hequr Arben Ahmetaj edhe detyrën e drejtuesit politik të qarkut Vlorë, pasi në korrik u shkarkuar nga zëvendës-kryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, për Edi Ramën nuk qëndron asnjë arsye tjetër përveç asaj të një organizimi të ri për vendoret e 2023-it.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Se si organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës nuk është e drejta e tifozëve ose e spektatorëve. Pse duhet të ketë bërë patjetër diçka? Pse nuk është shumë më thjeshtë se kaq? Për arsye se secilit i duhet gjetur një pozicion ku të japi maksimumin në një betejë të re, bëhen dhe riorganizime dhe do bëhen dhe të tjera.

 

Deklaratat kryeminisrtri Edi Rama i beri pasi njoftoi hyrjen në fuqi të rritjes së pagave për për policinë e shtetit, të burgjeve, gardës së republikes, zjarrëfikësve, admninistratës shtetërore dhe dyfishimit të ndihmës ekonomike.