Skip to content

Shuhet zjarri në Malin e Taraboshit, dëme të mëdha në pyje e kullota/FOTO

Shuhet plotësisht zjarri i rënë një ditë më parë në malin e Taraboshit në Shkodër.

 

Efektivët e batalionit të Vaut të Dejës të Forcave te Armatosura punuan gjithë natën për shuarjen e zjarrit.

 

Zjarri që dogji një hapësirë e konsiderueshme me pyje e kullota, u fik plotësisht vetëm gjatë ditës së sotme pasi efektivëve të FA-së  iu desh të ecin 6 – 7 km në këmbë në errësirë për shkak të terrenit të vështirë.

 

Afrimi i mjeteve zjarrfikëse në këtë zonë ka qënë i pamundur për shkak të terrenit malor.