Skip to content

Foto- Pema këputet në mes/ Zë poshtë makinën e parkuar në Tiranë

Moti i keq me reshje shiu  ka shkaktuar dëmet e para në Tiranë.

 

Një pemë e vjetër, është këputur në mes dhe ka zënë poshtë një makinë të parkuar.

 

Siç shihet edhe nga fotot, makina tip “Renault” është bërë “pet”.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë në rrugën “Sami Frashëri.”

 

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.