Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk do aplikohet fasha 800 Kwh në tetor, Enti Rregullator i Energjisë ka bërë me dije se kjo masë do të hyjë në fuqi në rast se kostot për sigurimin e energjisë elektrike do të rriten.

 

Me anë të një njoftimi të bërë mbrëmjen e kësaj të premteje, Enti Rregullator i Energjisë thotë se rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE.

 

Njoftimi i plotë: 

Datë 30.09.2022Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike ngakonsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshmepër periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit meenergji elektrike.Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, ngaprodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjessë energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje mendryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimitsipas burimit të siguruar të energjisë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re