Njëzet civilë ukrainas, duke përfshirë dhjetë fëmijë, u qëlluan për vdekje në rajonin e Kharkivit në veri-lindje të vendit teksa po përpiqeshin të largoheshin nga zona me makinat e tyre.
Guvernatori lokal Oleh Syniehubov, i cituar nga agjencia online AP, foli për sulmin, ndërsa kreu i shërbimeve të sigurisë së Kievit, Vasily Malyuk, i cituar nga Ukrainska Pravda, foli për fëmijët e vrarë.
Sulmi ka ndodhur në rrethin Kupiansy.
Kemi te bejme me kolonen e dytë te civilëve të goditur në dy ditët e fundit.
“Një akt mizor që nuk justifikohet”, komentoi guvernatori.