Skip to content

Data e zgjedhjeve/ Presidenti Begaj takohet me krerët e Grupeve Parlamentare

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka thirrur në Presidencë krerët e Grupeve Parlamentare.

 

Mësohet se mbledhja me ligjvënësit do të bëhet për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

 

Gjatë të hënës, Presidenti Bajram Begaj u takua edhe me Kryeministrin Rama.

 

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri priten të zhvillohen në periudhën 15 prill deri në 15 maj.