Kolonët izraelitë përdhosën xhaminë e Ibrahimit në qytetin e pushtuar të Hebronit të Bregut Perëndimor më 2 tetor të këtij viti. Aty, ata kryen ritualet e tyre Talmudike dhe mbajtën një koncert.

Në video, kolonët hebrenj shihen duke kërcyer dhe kënduar, duke përdhosur shenjtërinë e kësaj xhamie, e cila mban emrin e një prej profetëve më të mëdhenj, ndryshe babait të besimeve monoteike, mes tyre dhe Hebraizmit, ndërsa mijëra kolonë të tjerë kryejnë rituale talmudike në ambientet e saj. Koncerti zgjati më shumë se katër orë vazhdimisht, nga mesnata e së dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës. E ndërsa kolonët hebrenj përdhosinë xhaminë Ibrahim, ushtria izraelite i ndaloi muslimanët të hynin në xhami.

Sipas disa burimeve historike, xhamia e Ibrahimit përmban varret e Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re