Një delegacion i Hamasit do të vizitojë Sirinë këtë muaj dhe kjo do të jetë vizita e parë e përfaqësuesve të lëvizjes së rezistencës palestineze në Damask në 10 vitet e fundit.

Një burim i paidentifikuar i Hamasit tha për AA se vizita do të bëhet pas përfundimit të bisedimeve palestineze të paqes të organizuara nga Algjeria më 10 tetor.

Burimi, megjithatë, nuk ka dhënë më shumë detaje për vizitën dhe as për delegacionin e Hamasit që do të vizitojë Damaskun.

Lufta në Siri filloi në vitin 2011, ndërsa një vit më vonë Hamasi mbylli zyrat e saj në Siri dhe njoftoi ndërprerjen e të gjitha kontakteve me regjimin në Damask.

Më 15 shtator, Hamasi njoftoi fillimin e rivendosjes së lidhjeve me Damaskun duke shtuar se kjo ishte në interes të botës arabe dhe islame dhe do të ishte në dobi të çështjes palestineze.

Në mes të qershorit, burime palestineze të paidentifikuara njoftuan fillimin e procesit të rivendosjes së lidhjeve midis Hamasit dhe regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, bazuar në përpjekjet e aleatëve të tyre rajonalë Hezbollahut dhe Iranit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re