Gjyqtarja e Tiranës Arjana Caco, anëtare e trupës që shqyrtuan dosjen “21 janari” ka ngelur në shkallën e parë të vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra për shkak të problemeve që ajo ka pasur me pasurinë.
Shtesat e bëra në dy apartamentet e zotëruara prej Cacos, nuk mund të justifikohen me burime financiare të ligjshme.