Skip to content

Gjykata lë në burg Fatjon Muratin/ Udyshua për përfshirje në masakrën e Fushë Krujës

640 0 1665300066x48923e75 c68a 474c b6ca 770f2d3c90dd 174

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u kap nga policia pak ditë më parë.

 

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim të armëve luftarake.

 

Murati ishte shpallur në kërkim pas goditjes së një bazë armësh të zbuluara në Tiranë nga efektivët, ku më herët në pranga ra edhe shoku i tij Kristian Gjini.

 

Në momentin e arrestimit Murati ishte me një mjet të blinduar nën shoqërinë e Endrit Dokles dhe kunatin e këtij të fundit.

 

Ndërkohë Murati ishte në kërkim edhe nga Prokuroria e Kurbinit, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën tre të vrarë, mes tyre Brilant Martinaj, i afërm i Ervis Martinaj.