Deputeti i PD, Zef Hila është paraqitur sot në SPAK.
Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Hila tha per mediat se është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi një çeshtje, por pa e specifikuar për çfarë bëhet fjalë.
Zef Hila është thirrur edhe rreth një muaji më parë në SPAK.
Një ditë më parë Zef Hila ishte se bashku me Sali Berishen ne nje takim ne Vaun e Dejes me banore te kesaj bashkie.
