Skip to content

Pas Tiranës, Çavusoglu në Prishtinë: Kosova ka Turqinë pas si mbështetje

Pas Tiranës, kreu i diplomacisë turke, Davud Çavushoglu fluturoi drejt Prishtinës ku nisi takimet me krerët më të lartë të shtetit, presidentin Thaçi dhe homologun Pacolli.

“Turqia e mbështet Kosovën në të gjitha rrugët e saj”, tha Çavushoglu, vendi i të cilit e ka njohur i pari Kosovën, disa minuta pas shpalljes së pavarësisë në parlament më 17 shkurt 2008.

Ministri i Jashtëm Pacolli inkurajoi investitorët turq që të vazhdojnë të investojnë në Kosovë dhe falënderoi TIKA-n për më shumë se 600 projekte të vogla dhe të mëdha në Kosovë, të cilat kanë vlerë qindra miliona euro.

Një takim me kryeministrin turk Ramush Haradinaj dhe kryetarin e parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, është caktuar për të shtunën.