Skip to content

Kontrollet gjatë natës, 9 shoferë të arrestuar në Tiranë

Kontrollet e fundjavës nga policia rrugore kanë vënë në pranga 9 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.
 
Gjithashtu policia rrugore ka pezulluar 69 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe 30 te tjera per shpejtesi mbi normat e lejuara.
 
Sipas policisë jane konstatuar dhe ndëshkuar 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 7 mjete për xhama të errësuar; janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete për detyrime administrative të pashlyera si dhe janë vendosur 121 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.