Skip to content

Thaçi: ja kush është deputeti më i mirë i Kuvendit të Kosovës

7E9DB07D ED92 4A80 BE97 C1DA4AB3597C w1023 r1 s

Presidenti Thaçi ka dhënë vlerësimin e tij për atë që e konsideron si deputetin më të mirë të Kuvendit të Kosovës.

“Milaimi është brilant, dinamik, i gjallë, atraktiv, i mprehtë. Ti a e ke pa kur del dhe flet, parlamenti është në qetësi ose i zhurmshëm”, ka deklaruar Thaçi në një emision në Klan Kosova.

Zeka është një gazetar i përfshirë së fundi në politikë si deputet i NISMA-s.

Deklarimet e tij ngjarje si kontraverse hera-herës, gjë që u shkakton dhe telashe. Dy vjet më parë, ai u rrah live në një studio televizive nga një deputet i Vetëvendosjes.