Skip to content

Kryediplomatët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë takohen në Astana

Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë u takuan në margjinat e samitit të liderëve të Komonunitetit të Shteteve të Pavarura (KSHP) në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit.

Sipas njoftimeve nga zyrat e tyre, Sergej Lavrov, Jeyhun Bayramov dhe Ararat Mirzoyan do të diskutojnë situatën aktuale në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit dhe zbatimin e marrëveshjeve Azerbajxhan-Armeneni të nënshkruara me ndërmjetësimin e Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, para fillimit të takimit trepalësh tha se shpreson se do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve trepalëshe për Karabakun nga nëntori 2020 dhe janari 2021.

“Tema të veçanta përfshijnë marrëveshjen për zhbllokimin e komunikimeve ekonomike dhe transportuese dhe zbatimin e demarkacionit përmes krijimit të një komisioni dypalësh midis Azerbajxhanit dhe Armenisë me ndihmën këshillimore të palës ruse”, tha Lavrov.

Homologu i tij nga Azerbajxhani Bajramov tha se pala azere do të përqendrohet në përgatitjen e një marrëveshjeje paqeje me Armeninë.

“Ne do të fokusohemi në aspektet e zgjidhjes pas konfliktit, për të cilat ministrat e jashtëm janë përgjegjës. Konkretisht, në do të flasim për marrëveshjen e paqes”, tha ai.
Burimi: AA