Skip to content

Çavushoglu dhe homologu ukrainas diskutojnë situatën rreth luftës Rusi-Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Turqisë, Dmytro Kuleba dhe Mevlüt Çavushoglu, në një bisedë telefonike diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, njoftuan burimet diplomatike turke.

Kuleba i ka përcjellë gjithashtu ngushëllimet homologut pas shpërthimit në një minierë qymyrguri në provincën veriore Bartın të Türkiye-s në të cilën humbën jetën të paktën 40 minatorë, njoftuan burimet në kushte anonimiteti.

Burimi: AA