Skip to content

Protesta përçan pedagogë/ Si paraqitet situate në universitetet e vendit

Protesta e pedagogëve duket e përçarë në nisje të vitit akademik 2022-2023.

 

Ky ishte një fillvit jo i zakonshëm, për shkak të paralajmërimit të pedagogëve se do të bojkotojnë mësimin, nëse kërkesa e tyre për rritje page nuk plotësohet.

 

Në pjesën më të madhe të fakulteteve në rrethe nuk ka pasur protesta. Mësimi në ditën e parë ka vijuar normalisht, duke mos u sensibilizuar me kolegët e tyre në Tiranë.

 

Pedagogu i fakultetit të Elbasanit Eljro Vila tha se rëndësi nuk ka numri i protestuesve, por kauza.

‘Rëndësi ka kauza për të cilën protestojmë jo numri i pedagogëve në protestë. Kemi edhe studentët që mbështesin protestën e pedagogëve. Kërkesat e pedagogëve nuk janë për luks, por janë për të vendosur dinjitetin. Jemi këtu në respekt të sindikatës.’- u shpreh ai.

 

Por edhe në Tiranë përçarja e tyre ishte e dukshme. Një pjesë e pedagogëve bojkotuan orën e mësimit, ku u bën thirrje edhe studentëve tu bashkohen, ndërsa pjesa tjetër nuk ka dalë në protest.