Parlamenti suedez zgjodhi udhëheqësin e partisë “Moderate”, Ulf Kristersson, për kryeministër të ri.
Për Kristersson votuan gjithsej 176 deputetë të Riksdag-ut (Parlamenti i Suedisë), ndërsa 173 ishin kundër.
Ai do të drejtojë koalicionin qeverisës trepartiak, kurse përveç partisë së tij, në qeveri do të jenë kristiandemokratët dhe liberalët.
Blloku i krahut të djathtë fitoi një shumicë të ngushtë në zgjedhjet e muajit të kaluar mbi socialdemokratët në pushtet dhe bllokun e majtë, duke siguruar 176 vende në parlamentin prej 349 anëtarësh.
Demokratët e ekstremit të djathtë suedez nuk do të jenë pjesë e qeverisë, por Kristersson në një konferencë shtypi javën e kaluar tha se do të “bashkëpunojë ngushtë me demokratët suedezë”.
Burimi: AA