Skip to content

Berat/ U gjet i varur në ullishtën pranë shtëpisë, trupi i 55-vjeçarit u gjet nga familjarët, detajet e para

ambulance policia naten e1642719876667

Berat/Informacion paraprak

Në fshatin Veterik është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi P. P., 54 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.