Një 33 vjeçar ka gumbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ndodhi pak pas menate ku pranë pallatit me shigjeta një automjet është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e aksidentit, hmbi jetën drejtuesi i motomjetit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
