Ilir Meta nuk u kurseu ironite dhe kundërshtite mbi ligjin e ndryshuar për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, që u votua nga PS dhe shumica e deputeteteve të PD mbrëmjen vonë të enjten në parlament.
Përmes një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta tha se ligji nuk vlen për asgjë, përvecse për të hequr vëmendjen nga 1 miliard dollare që Rama planifikon të marrë nga buxheti i shtetit për 7 kontrata të reja për vitin e ardhshëm.
Ligji që kanë bërë këtë mbrëmë. U mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars në 25 korrik nga nje email anonim dhe polli mbreme ne mes të natës një mi. Meqë nuk i dalin ato dy breshkat të marrë një mi. Edi Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu janë lekët dhe për pedagogët dhe për studentët. Këtu janë lekët dhe për të rritur pensionet, këtu janë lekët për të rritur rrogat.
Ligji i ri per hapjen e dosjeve u miratua me 94 vota pro dhe 1 abstenim.
