Skip to content

Nëntë anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se edhe 9 anije të tjera të ngarkuara me drithë janë nisur nga Ukraina.

“Dje dhe sot nga portet e Ukrainës janë nisur gjithsej 9 anije të ngarkuara me drithë” thuhet në deklaratën e bërë nga ministria në të cilën vihet theksi se dërgesat e grurit vazhdojnë në mënyrë të planifikuar dhe të sigurt.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina në korrik nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rifillimin e eksportit të drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Po ashtu, në Istanbul është hapur një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mbikëqyrur dërgesat.

Burimi: AA