Skip to content

Rama e konfirmon/ Presidenti izraelit do vizitojë së shpejti Shqipërinë

rama 8

Kryeministri, Edi Rama, është takuar sot me presidentin izraelit Isaac Herzog.

 

Gjatë bisedës së dy krerëve, Rama bëri të ditur se presidenti izraelit do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

 

“Jam shumë i lumtur që më në fund do të kemi për vizitë në Shqipëri. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, i tha Rama presidentit izraelit.

 

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri u takua me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi.

 

Dyshja diskutoi dje rreth forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

 

Vizita e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë.