Një aksident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Shalës në aksin Belsh-Elbasan.
Një automjet ka marrë përpara një kope bagëtish të cilat kalonin rrugën.
Si pasojë kanë ngordhur dhjetëra dele dhe dhi.
Nga pamjet duket shumica e tyre të shtrira në përtokë e të përhapura në rrugë.