Numri i të vdekurve nga kaosi në lagjen kryesore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, gjatë festimeve të Halloween është rritur në 146, thanë zyrtarët e zjarrfikësve. Autoritetet e Koresë së Jugut deklarojnë se rreth 150 janë lënduar nga trazirat, dhe Reuters shton se disa janë në gjendje kritike.
The very tragic moment in Itawon, South Korea in connection to a Halloween party. #Itaewon #이태원 #이태원사고 #압사사고 #SouthKorea #Seoul #HalloweenEnds #Halloween pic.twitter.com/weauREXvHY
— Asia News (@asianewsteam) October 29, 2022
Më shumë se 800 punonjës të urgjencës dhe oficerë policie nga i gjithë vendi, duke përfshirë të gjithë personelin në dispozicion në Seul, u vendosën në rrugë për të trajtuar të plagosurit.7
BREAKING: Multiple victims after Stampede during Halloween event in Seoul, Reports of at least 50 people in cardiac arrest pic.twitter.com/HCc5luGUnp
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 29, 2022
Sipas zyrtarëve, aksidenti ndodhi kur njerëzit u shtypën për vdekje në një turmë të madhe që filloi të shtynte njëri-tjetrin në një rrugicë të ngushtë në zonën Itaewon, raporton AP.
truly the scariest halloween of my life—30 down, 400 rescue workers deployed. please avoid itaewon and stay safe. #이태원사고 pic.twitter.com/PC1GBJt7qk
— Chloe Park 🦋 in Seoul (@chloepark) October 29, 2022
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raportoi, duke cituar shërbimet e zjarrfikësve, se arresti kardiak u raportua në shumicën e njerëzve.
Pushing and stressing hysterically, a man tries to escape..during the celebrations at the Halloween party..in South Korea..#SouthKorea #Halloween #Seoul #Itaewon #이태원 #이태원사고 #압사사고. pic.twitter.com/qqmgvLOXVf
— Siraj Noorani (@sirajnoorani) October 29, 2022
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi shërbimet e urgjencës i transferojnë të plagosurit në spitalet në të gjithë Seulin, paralajmëroi shefi lokal i zjarrfikësve.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjësit e shëndetësisë duke trajtuar njerëzit dhe shpëtimtarët që përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar nën njerëz të tjerë, shton BBC.

Presidenti Yoon Suk Yeol bëri thirrje për një takim urgjent me liderët botërorë të vazhdojnë të dërgojnë mesazhe mbështetjeje, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Kryebashkiaku i Seulit, Oh Se-hoon, i cili po viziton Evropën, u kthye në Seul pas aksidentit, thanë zyrtarët e qytetit.
