Të shtëna më armë zjarro në Burrel, plagoset një person. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur këtë të dielë në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, 2 të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke nxjerrë më pas armët.
Gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim nga policia dy shtetas O.D dhe E.C.
