Skip to content

Borrell takon Çavushoglun, falënderon rolin e Turqisë në vazhdimin e marrëveshjes së drithit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavushoglu dhe shprehu falënderimet ndaj Turqisë për rolin e saj në vazhdimin e marrëveshjes së Iniciativës së Drithit në Detin e Zi.

Borrell u takua me Çavuşoğlun në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ku mbahet Forumi “Sir Bani Yas”.

Në një deklaratë nga media sociale lidhur me takimin, Borrell njoftoi se ka shprehur falënderimet për shkak të rolit të Turqisë në marrëveshjen që siguron dërgimin e drithit ukrainas në botë.

Shefi i diplomacisë evropiane theksoi se falë marrëveshjes synohet parandalimi i përdorimit të ushqimit si armë dhe zgjidhja e krizës globale të ushqimit.

Duke vënë në dukje se me Çavuşhoglun kanë biseduar edhe për çështje të tjera në interes të përbashkët, Borrell tha se në mesin e tyre është edhe situata në Mesdheun Lindor.

Burimi: AA