Skip to content

Aksident në Gjirokastër, plagosen dy të rinjtë

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditëne  sotme në Gjirokastër.

 

 

Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Mashkullorë’.

 

 

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit 28-vjeç dhe pasagjerja 22-vjeçe.

 

 

Gjirokastër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.