Skip to content

Akuzat se ishin të dehur në seancë/ Kuvendi merr vendimin, përjashton për 10 ditë Palokën dhe Leskajn

Kuvendi ka marrë vendimin për të përjashtur për 10 ditë deputetët e PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

 

Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Përjashtimi i tyre u kërkua nga socialistët, me argumentin se ata kishin ardhur të dehur në seancë.

 

Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikës, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së.