Vitamina C
Infeksionet, venat e theksuara, mavijosjet dhe gjakderdhja janë shenja të mungesës së vitaminës C në trup.

Mungesa e saj mund të rrit lodhjen fizike dhe mendore. Konsumi i ulët i vitaminës C mund të shpie në avitaminozë, që zakonisht ndodhë tek fëmijët, alkoholikët dhe të moshuarit.

Mungesa e madhe shpie në çrregullime të rënda dhe skorbut. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme sepse stimulon sistemin imunitar në luftimin e infeksioneve virale dhe bakteriet. Frutat dhe perimet janë burime të pasura të vitaminës C.

https://i.imgur.com/iCtNCD6.png” />

Vitamina A

Lëkura e thatë dhe e irrituar, humbja e oreksit, lodhje e shpeshtë, flokë të dobëta, thonj të brishtë, fytyrë me puçrra, të gjitha këto janë shenjë të mungesës së vitaminës A.

Deficiti i tij reflektohet kryesisht në ndryshimet e të pamurit apo syve.

Vitamina D

Për shkak të mungesës së vitaminës D, së pari do të vëreni ndryshime në indet e eshtrave.

Tek fëmijet mungesa e kësaj vitamine shpie në rakitis ndërsa tek të moshuarit shpie në osteoporozë.

Kjo vitaminë u jepet foshnjave në mënyrë preventive gjatë vitit të parë të jetës, ndërsa të moshuarve u jepet në kombinim me kalcium si pasojë e depozitimit të ulët të kalciumit në eshtra.

Kjo është arsyeja pse shëndeti i eshtrave varet nga kjo lloj vitamine, sepse eshtrat bëhen më të dobët. Lodhja, dobësimi, djersitja mund të jenë simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

https://i.imgur.com/iCtNCD6.png” />

Vitamina E

Deficiti i vitaminës E në trup nuk tregon shenja të dukshme në trup, pro simptomat mund të vërehen në pasqyrën e gjakut.

Vitaminat e grupit B

Mungesa e vitaminës B1 manifestohet me çrregullime neurologjike, dobësim, spazmë e muskujve, humbje e kujtesës, edemë.

Simptomat mund të përfshijnë humbje të oreksit, nervozizëm dhe çrregullime në sistemin e tretjes.

Deficiti i vitaminës B2 është e dukshme në skajet e buzëve, rreth të cilave shpesh ndodhin plagë dhe dëmtime të lëkurës.

Nëse ka mungesë të kësaj, vjen deri te irritimi i syve dhe pengesa ndaj ndjeshmërisë së dritës. Paraqitet vështirësi në shërimin e plagëve, reaksioneve alergjike dhe inflamacionit të lëkurës.

https://i.imgur.com/iCtNCD6.png” />

Mungesa e vitaminës B3 pasqyrohet në dobësimin e muskujve, lodhje e përgjithshme, humbje e oreksit, probleme të tretjes si dhe probleme të ndryshme të lëkurës.

Mungesa kronike e vitaminës B3 shkakton sëmundje pelagre, simptomat e së cilës shfaqen me ndryshime në lëkurë, pezmatim të lëkurës dhe çrregullime në sistemin nervor.

Mungesa e vitaminës B6 paraqitet tek diabetikët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe gratë me gjidhënie.

Mungesa e vitaminës B6 lidhet me sëmundjet e veshkave, ngërç në duar dhe këmbë, inflamacion të lëkurës, nervozizëm, pagjumësi dhe anemi.

Kjo paraqet vitaminë që rregullon disponimin, simptomat paramenstruale si dhe shumë çrregullime mendore.

https://i.imgur.com/iCtNCD6.png” />

Për lëkurë të shëndetshme, flokë dhe thonj, është përgjegjës vitamina B7, ndërsa mungesa e kësaj vitamine shkakton ndryshime në lëkurë, skuqje, rënie të flokëve, humbje oreksi dhe lodhje.

Acidi folik apo vitamina B9 është e rëndësishme për sintezën e ADN-së dhe parandalimin e defekteve të tubit neural tek të sapolindurit.

Mungesa paraqitet tek gratë shtatzëna, gratë që përdorin kontraceptivë, personat me probleme të tretjes si dhe tek alkoholikët.

Sa më e madhe të jetë mungesa e acidit folik në trup, mund të çojë në anemi megaloblastike, që nënkupton numër të pamjaftueshëm të qelizave të kuqe të gjakut.

https://i.imgur.com/iCtNCD6.png” />

Edhe një grup tjetër i rëndësishëm i vitaminës B për prodhimin e materialit gjenetik të ADN-së, është vitamina B12.

Mungesa e kësaj vitamine paraqitet më shpesh tëk gratë shtatzëna, ato me gjidhënie, alkolikët, ndërsa shenjat që tregojnë mungesën e kësaj vitamine janë humbja e peshës, dhimbje në shpinë, ndjesi shpimi gjilpërash (ngërç) në duar dhe këmbë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re