Skip to content

Takimi Shqipëri-RMV/ Tre propozimet e para që u miratuan

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka prezantuar në mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-RMV, tre propozime projektesh për dy vendet.

 

Tre propozimet janë hapja e një pikë të re kufitare mes dy vendeve, lidhja e dy vendeve me hekurudhë Shkup-Durrës si dhe krijimi i një “Porti të Thatë” në Strugë që do t’i japë Maqedonisë së Veriut, “dalje në det.”

 

Pas fjalës së Grubit, propozimet u hodhën në votim, ku askush nga kabinetet qeveritare nuk votoi kundër.

 

Në këtë mënyrë, dy qeveritë do nisin diskutimet për zbatimin e tyre.