Autoritetet tuniziane njoftuan se vendi do të marrë 100 milionë euro nga Bashkimi Evropian (BE) për të ndihmuar buxhetin kombëtar.
“Paratë do të përdoren për të zbutur pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe për të mbështetur ekonominë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë tuniziane të Ekonomisë dhe Planifikimit.
Agjencia shtetërore e lajmeve TAP raporton se marrëveshja do të nënshkruhet më 14 nëntor.
Tunizia është në mes të një krize të thellë politike, e cila ka çuar në përkeqësimin e kushteve ekonomike në vend që nga viti i kaluar, kur presidenti i vendit, Kais Saied, shkarkoi qeverinë dhe shpërndau parlamentin.
Në fillim të këtij muaji, vendi i Afrikës së Veriut arriti një marrëveshje paraprake me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë ndihme prej 1,9 miliard dollarësh që mund të finalizohet në dhjetor.
Burimi: AA