Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij Gazmend Bullari, u la në qeli nga gjykata e Lushnjës.
Seanca u zhvillua me deyr të mbyllura, ndërsa trupi gjykues pasi u njoh me qëndrimet e palëve vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 46-vjeçarin.
Sipas avokatëve mbrojtës, ngjarja ndodhi për motive banale. Ata pretenduan se ishte kryebashkiaku ai që e sulmoi me stafin e bashkisë klientin e tyre dhe ky i fundit u kundërpërgjigj duke i qëlluar me mjet prerës. Avokatët thanë se Xhelili e goditi kryebashkiakun Kokoneshi dhe shoferin e tij 45-vjeçar me biçak dhe jo thikë.
Në seancë ishin të pranishëm edhe familjarët e Orges Xhelilit. Babai i tij, u shpreh i biri nuk ka pasur konflikte me kryebashkiakun.
