Skip to content

“Duhet zgjidhje urgjente për normalizimin e situatës”/ Lajçak: Të ulen tensionet në veri

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian  Mirosllav Lajçak është takuar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

 

Pas bisedës, Lajcak bëri të ditur në rrjetet sociale se duhet të gjendet një zgjidhje urgjente për normalizimin e situatës në veri të Kosovës.

 

Ai nënvizon se çdo përshkallëzim apo akt dhune, është i papranueshëm.

 

Lajçak sqaron me tej se në fokus të takimit ishte vendimi për  targat dhe pasojat që ka sjellë zbatimi i tij. Diplomati europian vëren se është koha për një marrëveshje që do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në terren.