Reshjet e shiut dhe moti i keq kanë sjellë problemet e para në qarkun e Shkodrës.
Raportohet se në disa akse ka pasur problematika, si dhe rënie gurësh përgjatë rrugës Prekal-Breglum.
Në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat është duke u punuar me një fadromë për largimin e tyre. Ndërkohë, në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda.
Nga bashkia Vau Dejës ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjaër.
Në njësinë administrative Vau Dejës prurjet në përroin Glinë dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta.
Nga bashkia Fushe Arrëz, si pasoje e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë.
Ndërkohë, në Malsinë e Madhe si rezultat i shirave të dendur, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.