Në Katar është pothuajse gjithcka gati për të filluar edicionin e 22 të Kupës së Botës por problemet janë ende të mëdha për shkak të rregullave në shtetin islamik.

Lajmi se nuk do të shiten pije alkoolike brenda apo rreth perimetrit të stadiumeve është konfirmuar nga FIFA në një deklaratë të shkurtër sot.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumit të Kupës së Botës 2022 të Katarit si dhe të fokusohet shitja e pijeve alkoolike në Festivalin e Fansave të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara.”

Ndërkohë nuk do të ndalohet shitja e Bud Zero, pije pa alkool e sponsorit “Budweiser” . Ajo do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës të Katarit.

Gjatë ditëve të fundit, FIFA është përplasur me komitetin organizator në lidhje me shitjen e pijeve alkoolike në 8 stadiumet ku do të luhet faza finale e këtij kompeticioni me 64 ndeshje në total që nga 20 nëntori deri në 18 dhjetor.

Momentalisht, çmimi i një shishe birre shkon deri në 13 euro.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re