Flakët e zjarrit shkrumbuan makinën e 66-vjeçarit Ndue Pjetrushi, një biznesmen hidrokarburesh në Lezhë.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, ndërkohë që mjeti tip “Benz” ishte i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë dykatëshe të biznemenit.

 

66-vjeçari, i cili ushtron prej vitesh aktivitetin tregtar të hidrokarbureve Shqipëri-Kosovë, u shpreh për mediat se nuk ka konflikt me njeri dhe kërkoi që hetimet të zbulojnë nëse zjarrvënia ishte e qëllimshme.

 

NDUE PJETRUSHI

BIZNESMEN

“Rreth orës 4 pa 10 kam dërgjuar një shpërthim. Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq ishte. Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Kush më njeh, e di që nuk jam i problemeve. Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë. Unë nuk jam specialist, por e nxjerr hetimi.”

 

Nga ana e policisë kanë nisur hetimet dhe paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga defekte të makinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko