Vendoset në krye të gatimit mesdhetar, ka një veprim antioksidant shumë të veçantë e të fuqishëm, vepron si një “mburojë” kundër viruseve dhe bakterieve, duke parandaluar veprimin e mikroorganizmave në ruajtjen nga sëmundjet e ndryshme.

Aktiviteti i njohur antioksidant është më i fortë se antioksidantët artificial BHA dhe BHT,që përdoren nga industria për mishin e paketuar.

Rigoni është një ilaç i mirë për infeksionet e lëkurës, për muskujt dhe kyçet, por edhe për ata me sistemin e dobët të frymëmarrjes. Rigoni është i njohur për burimin e beta-karotenës dhe hekurit.

Së fundi, ndoshta përbën shoqëruesin ideal për mishin e pjekur në skarë, meqënëse fibrat bimore të tij ulin kolesterolin dhe trigliceridet në gjak e në këtë mënyrë balancojnë dëmet e mundëshme nga ngrënia e mishit. Pak veta dinë për aktivitetin antikanceroz të rigonit.

Mishi nga natyra përmban nitrate, që në kombinim me aminat e stomakut krijojnë nitrosaminat, lëndë kancerogjene. Rigoni në mish, përveç shijes që jep, ndihmon për të parandaluar zhvillimin e nitrosaminave.

Si antioksidant, rigoni përmban një numër përbërësish, të cilët ndihmojnë në shkatërrimin e efekteve të stresit oksidativ në qelizat e trupit. Rigoni ka aktivitet antioksidues më të lartë se mollët ose boronicat dhe ndihmon në përmirësimin e metabolizmit tek njerëzit me yndyrna të larta në gjak.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re