Në ndeshjen mes Danimarkës dhe Tunisisë që u zhvillua ditën e sotme në Katar, nuk u realizua asnjë gol.
Ishte një përballje e ekulibruar, me raste të shumta, e gola të anuluar për pozicion jashtë loje për të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë danezët pretenduan për një penallti pas një prekje të topit me dorë por për gjyqtarin nuk kishte asgjë. Pavarësisht rasteve në fund, rrjetat nuk u prekën dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 0-0.