Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC situata në qarqet më të prekura nga reshjet intensive të ditëve të fundit, ka një përmirësim të dukshëm.
Ndërprerja e reshjeve në orët e fundit ka sjellë tërheqje të ujit në sipërfaqet e përmbytura duke reduktuar ndjeshëm edhe sipërfaqen e tokës nën ujë.
Në Bashkinë ShkodërSipërfaqe toke me prezencë uji ka mbetur 1130 ha tokë, ndërsa vijon tërheqja.Nuk ka banesa me prani uji. Mbeten ende edhe 7 familje të evakuuara nga 52 që ishin ditën e parë. 24 anëtarët e këtyre familjeve janë strehuar në konvikt.Lumenjtë Drin dhe Buna janë brenda nivelit kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Në Bashkinë LezhëMbeten 4 banesa me prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur është 2350 haHidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuotën kritike dhe hidrovori Balldre brenda normave.
Punonjësit e OSHEE po punojnë për të rikthyer energjinë, pas shkëputjes si pasojë emotit të keq në disa zona të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit.Në qarqet e tjera nuk ka probleme.Mbështetja humanitare në zonat e prekura nga përmbytjet ka vijuar në bashkitë: Pukë, Vau i Dejës, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe.Konkretisht:Janë shpërndarë :150 pako ushqimore në Pukë100 pako në Vaun e Dejës200 pako në LezhëShkodër580 pako me detergjentë, 580 pako ushqimore, 15 ton bazë ushqimoreMalësi e Madhe362 pako ushqimore
Prej datës 20 nëntor, kur nisën reshjet intensive janë akativizuar në terren:1. 710 Forca të Armatosura2. 605 Forca Zjarrfikëse3. 454 Forca nga Policia Shtetit4. 345 Forca Vullnetare5. 146 Forca të FNSH6. Ekipet e Shërbimit Mjekësor7. 165 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe zjarrfikëse8. Varka dhe motorbarkaForcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile mbeten të gatshme të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në çdo rast nevoje.
