Programi më i ri që Facebook ka vënë në dispozicion të përdoruesve e sinjalizon në lidhje me fotot lakuriqe të fëmijëve. Programi e kishin ndihmuar kompaninë të hiqte 8.7 milionë fotografi të tilla, gjatë tre muajve të fundit.

 

Kompania njoftoi se po i forcon masat e kontrollit për të mbështetur politikën e saj të ndalimin të fotografive të të miturve me përmbatje seksuale. Programi po ndihmon në efikasitetin e ekipit të trajnuar për përmbajtjet problematike kundrejt miliarda postimeve që bëjnë përdoruesit e Facebook-ut çdo ditë.

 

Gjithashtu rrjeti social deklaron s ka nisur të përdorë dhe një program që identifikon përdorimin e rrjetit social për të krijuar shoqëri me të mitur me qëllim shfrytëzim seksual të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko