Skip to content

Lajçak raport për “Targat”/ I dërguari europian informon Komitetin e Jashtëm të Parlamentit

 

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak ka informuar komitetin e parlamentit evropian për punë të jashtme mbi zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai sqaron se ka paraqitur një raport për marrëveshjen mes dy vendeve për çështjen e targave.

 

Lajçak vëren se ky kompromis i hap rrugën zhvillimeve të mëtejshme të dialogut Prishtinë-Beograd.