Një shtetas italian, i cili ishte i dënuar nga gjykata e vendit fqinj për krime ndaj të miturve është arrestuar në Tiranë.
Shtetasi italian i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, dhe është diplomuar për pedagogji për të mitur.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia, ka bërë me dije se operacioni për kapjen e shtetasit italian u bë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italiane.
Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili.
Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.
