Skip to content

Rama pret liderët e BE, shtrëngim duarsh dhe bisedë më e gjatë me Vuçiç

Kryeministri Edi Rama mikpriti ne sheshin “Italia” para stadiumit kombetar, një e nga një lideret e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve te Ballkanit Perendimor ne nisje te Samitit qe do te mbahet sot ne Tirane.

 

I pari qe mberriti ishte Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian.

 

Pastaj radhen per tu mirepritur ne nisje te Samitit ishte Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani.

 

Me pas Rama shtrengoi duart me Aleksander Vucic, i cili pas dilemave te diteve te fundit, udhetoi per ne Tirane per te marre pjese ne Samit.

 

Madje me Vuçiç Rama pati nje pershendetje me te gjate pasi te dy lideret qendruan ne kembe duke biseduar per pak caste perpara se Presidenti serb ti drejtohej gazetareve.