Njoftohet se 60 ushtarë ukrainas dhe 60 rusë u liruan si pjesë e një shkëmbimi të fundit të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë.
Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale njoftoi se 60 ushtarë të Ukrainës u liruan si rezultat i shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.
Duke theksuar se 34 prej këtyre ushtarëve ishin në mesin e atyre që luftuan në qytetin e Mariupolit, i cili është nën kontrollin e forcave të Rusisë, Yermak tha: “Mes tyre ka të plagosur. Këta ushtarë do ta marrin ndihmën e nevojshme në Ukrainë”.
Yermak deklaroi se do të vazhdojnë të punojnë për shkëmbimin e të burgosurve.
U liruan 60 ushtarë të Rusisë
Ndërkaq, sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, 60 ushtarë rusë janë liruar si rezultat i negociatave me Ukrainën.
Thuhet se ushtarët do të transportohen në kryeqytetin Moskë me avionë të ministrisë dhe është ofruar mbështetja e nevojshme mjekësore dhe psikologjike.
Ndryshe, 50 ushtarë të Ukrainës dhe 50 të Rusisë u liruan reciprokisht si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës që u realizua më 1 dhjetor.
Burimi: AA