Sipas lajmit në GreenMe, për shkak të motit të nxehtë në Itali nga thatësirat e mëdha, Liqeni Blu, ose Lago Azzurro, është zhdukë plotësisht, përcjell KosovaPost.

Liqeni i Lago Azzurro në Alpet në provincën e Sondrit ndodhet në një lartësi prej 1853 metra.

Marco Puleze, i cili shkoi për të fotografuar liqenin, për sa i përket pikëpamjes së tij u shpreh se: “Ju këshilloj që të merren masa për të shmangur humbjen e ujit kot. Ishte e dhimbshme dje të shihja liqenin Lago Adzurro në këtë gjendje”.

Në 2005 dhe 2006, gazeta GreenMe kujtoi se liqeni ishte i thatë për shkak të thatësirës dhe mendohej se do të mbetet përgjithmonë në atë gjendje. Megjithatë, në vitin 2007 liqeni u mbush me ujë përsëri.

Liqeni ishte i famshëm për poezinë e shkruar nga poeti italian Jozue Carducci. Lago Azzurro u përfshi gjithashtu në listën e “Zonave të paharrueshme të natyrës” të përgatitur nga Fondacioni Italian për Mbrojtjen e Mjedisit./KosovaPost/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko