A e dini në cilën shtet evropian jetojnë 16 milionë muslimanë? Jo, nuk është Franca, aty ka 5 milionë muslimanë, në Gjermani 4 milionë, kurse në Mbretërinë e Bashkuar 3 milionë muslimanë.

Vendi evropian me më shumë muslimanë është Rusia, natyrisht, nëse e përjashtojmë Turqinë, pjesa më e madhe e së cilës gjithsesi i përket gjeografikisht Azisë. A e dini se cili qytet evropian është shtëpi për 1.5 deri në 2 milionë banorë muslimanë, dhe sipas informatave jozyrtare, edhe 2 milion të tjerë muslimanë emigrantë? Sigurisht, Moska, ku muslimanët me numër janë më shumë sesa në Paris (1.5 milion muslimanë) dhe në Londër (një milion muslimanë), përsëri nëse përjashtohet Stambolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re