Fshati Kërçisht i sipërm në Dibër është përzgjedhur si një nga 100 fshatrat turistikë në vendin tonë. Por bashkia ka vendosur të kryejë investime për ndërtimin e një ujësjellësi që do të furnizojë Maqellarën.
Banorët e zonës e kanë kundërshtuar projektin që sipas tyre ky do të lërë pa vaditur tokat.
Projekti i bashkisë Dibër synon të siguroje ujë për 15 mijë banorë të Maqellarës, me burimet e këtij fshati.
Ky nuk është rasti i vetëm kur fshatra të tërë ankohen se projektet për ujësjellësa apo hidrocentrale të vegjël u prishin sistemin e vaditjes së tokave.