Skip to content

Video- Pamje të frikshme/ Shembet muri i stadiumit në Ballsh, zë poshtë disa makina

Bylisi dhe Laçi po sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”.

 

Por përpara se të niste kjo sfidë diçka e pazakontë ka ndodhur në “Adush Muça” të Ballshit.

 

Një pjesë e rrethimit të stadiumit “Adush Muça” është shembur për shkak të shirave që kanë renë orët e fundit.

 

Nga shembja e murit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara afër stadiumit, teksa për fatë të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.