Mungesa e vitaminave ne organizem shoqerohet me :

-Sy të thatë- mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës A dhe yndyrës. Hani prodhime të qumështit, fruta të verdha dhe ngjyre portokalli si dhe perime jeshile.

Aknet në krahë dhe kofshë, tregojnë se në ushqim mungojnë vitaminat e grupit B, vitamina E dhe thartirat yndyrore, të cilat mund të kompensohen me mish peshku dhe drithëra.

-Sy të skuqur- mund të paralajmërojnë mungesën e vitaminës A apo B2. Për këtë arsye, hani më shumë prodhime të qumështit, fruta dhe perime, ndërsa përparësi u jepni atyre me ngjyrë të verdhë, të portokalltë dhe të kuqe.

-Shërim të ngadalshëm të plagëve – Kjo mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut, i cili gjendet në produktet e qumështit dhe frutat e detit. Mungesa e zinkut mund të kuptohet edhe me ftohjet e shpeshta dhe rritjen e ngadalshme të flokëve. Mirëpo, kjo e fundit mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e hekurit, i cili gjendet mjaftueshëm në mish (sidomos tek mëlçite) dhe perimet me gjethe jeshile

-Lëkures se skuqur dhe te yndyrshme i mungojnë vitaminat B2, B6, zinku dhe thartirat yndyrore. Të gjitha këto mund të fitohen nëse hani mish, peshk dhe prodhime të qumështit.

-Lëkura e plasaritur është shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminave të grupit B, të cilat gjenden në fasule.

-Nëse vuani nga dëshpërimi, ndoshta ju mungon vitamina B6. Do ta gjeni në mish dhe peshk.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re